Legjenda e Man United quajti "budallallëk" golin e pësuar nga mesfusha, ja si i përgjigjet Berisha (VIDEO)
Gjatë konferencës për shtyp, në prag të ndeshjes shumë të rëndësishme kundër Bjellorusisë, kapiteni i Kombëtares Etrit Berisha, veç të tjerash u ngacmua edhe për deklaratën e ish mesfushorit të Manchester United, Roy Keane, që e cilësoi “budallallëk” golin e pësuar nga gardiani kuqezi në sfidën kundër Kazakistanit.

Berisha zgjodhi një mënyrë diplomatike për tu përgjigjur teksa tha se: “I dhashë mundësinë të provonte”.


DEKLARATA E KAPITENIT ETRIT BERISHA:

DY GOLA TË PËSUAR NË LIGËN E KOMBEVE- Skuadra është shumë e motivuar për këtë ndeshje. Jemi duke përgatitur detajet e fundit. Nesër do të jetë një ndeshje e vështirë si të tjerat, por mendoj se kualitetin e kemi dhe gjitha mundësitë po ashtu. Jemi të lumtur që kemi pësuar vetëm 2 gola, që kanë qenë të evitueshëm dhe nuk kanë qenë gola nga aksionet e kundërshtarit. Duhet të vazhdojmë me këtë rritëm. Ndeshja e ardhshme është më e rëndësishme dhe do të mundohemi të fitojmë.


ÇFARË MUND TË BËJMË MË MIRË ME BJELLORUSINË? Unë mendoj që kundërshtari mori iniciativën në fillim të pjesës së parë. Por nuk mendoj se ishim në vështirësi të madhe. Ne në fushë nuk e patëm ndjesinë që Kazakistani mund të shënonte dhe të bënte aksione të rrezikshme. Disa gjëra i kemi parë dhe ne, i kemi analizuar që duhet të bëjmë më mirë. Duhet të mundohemi të eliminojmë gabimet që kemi bërë më herët. Bjellorusia është fizikisht më e fortë. Ndeshje që zhvilluam atje ishte shumë pozitive dhe mendoj se na jep mundësi edhe për këtë ndeshje.


KRITIKAT E ROY KEANE – Ishte një gol shumë i evitueshëm. Komentet sigurisht që do të jenë të ndryshme. Nuk është se rri dhe shikoj çfarë kanë shkruajtur apo çfarë kanë bërë. Me rëndësi është që e di se ku qëndron gabim. Ndoshta vendosja ime ishte pak më lartë se sa duhet. I dhashë mundësinë që të provonte. Ne në fushë ndjenim që Kazakistani nuk mund të na rrezikonte. Ndoshta ka parë atë mundësi dhe ajo mundësi ishte fatlume për të.
Shtuar më 17/11/2020, ora 18:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori