Leipzig fiton ndaj Hoffenheim, forcon pozitat për Champions (VIDEO)
RB Leipzig ka marrë tre pikë nga udhëtimi te Hoffenheim, duke fituar 0-2 në stadiumin "PreZero Arena".

Kjo sfidë, u zhvillua pa praninë e tifozëve, shkaku i COVID-19, me Bundesligën që vazhdon t’i mbajë të mbyllura stadiumet.

Heroi i mysafirëve në këtë ndeshje, ishte talenti spanjoll, Dani Olmo.

22 vjeçari shënoi të dy golat për RB Leipzig, në minutat 9’ dhe 11’.

Me këtë fitore, RB Leipzig numëron 62 pikë dhe renditet në vendin e tretë.
Shtuar më 12/06/2020, ora 22:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori