Lenjani deçiziv, dhuron asist në barazimin e skuadrës së tij (VIDEO)
Ermir Lenjani, ka dhënë një asist fantastik në ndeshjen e sotme që Sioni ka zhvilluar me St. Galen, në kampionatin zvicerian.

Lojtari shqiptar ka bërë një sprint me topin në këmbë nga mesi i fushës, ku ka shërbyer për Kasamin që e ka çuar topin në rrjetë.

Vlen të theksohet se ishte një bashkëpunim shqiptarësh pasi edhe Kasami ka origjinë shqiptare.

Lenjani po kalon një sezon shumë të mirë me Sionin, ku në 15 ndeshje në kampionat ka shënuar 3 gola dhe ka dhuruar 3 asist. /albeu.com/
Shtuar më 23/02/2019, ora 21:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori