Lenjani dopietë brenda 12 minutave (VIDEO)

Ermir Lenjani spektakolar. Brenda 12 minutave, mbrojtësi ynë ka shënuar dnjë dopietë me ekipin e tij të Sionit, të cilët luajnë në transfertë ndaj Thunit.

Golin e parë, 29-vjeçari e shënoi në minutën e 21-të, ku shkundi rrjetën pas një goditje preçize në afërsi të zonës, e ndali topin në trekëndësh.

Më pas, 12 minuta më vonë, në zhvillimet e një goditje dënimi, Lenjani u gjet i lirë në shtyllën e dytë dhe mposhti përsëri portierin kundërshtar, duke dyfishuar shifrat. Tashmë, shkon në pesë numri i golave në kampionat për 29-vjeçarin. /albeu.com/
Shtuar më 04/04/2019, ora 21:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori