Klasikja e rradhës mes Barcelonës dhe Real Madrid sjell sërish përballë njëri-tjetrit dy futbollistët më të mirë në planet: Lionel
Messi dhe Cristiano Ronaldo.
Messi, fituesi i "Topit të Artë" në katër sezonet e fundit, duke u shpallur si futbollisti më i mirë në botë. Madje
argjentinasi është më shumë se kaq, pasi konsiderohet një mit për shkak të rekordeve që ka thyer. Një i tillë mbahet akoma nga ikona e bardhë, Alfredo di Stefano, që është golashënuesi më i mirë në historinë e "El Clasicos" me 18
gola. Por nëse "Pleshti" shënon në nesër atëhere do të barazonte
rekordin e tij, pasi i ka shënuar Realit në të gjitha kompeticionet, La Liga, Copa del Rey, Superkupë dhe Champions League.
Nga dita në ditë,
Messi po thyen rekorde. Në 2012 kaloi Pele dhe Gerd Muller. Gjithashtu fitoi duelin me Ronaldon edhe në kampionat ku realizoi 50
gola ndaj 41 të portugezit. Askush nuk krahasohet me Messin, pasi edhe Platini, Cruyff dhe Van Basten që kishin fituar nga tre "Topa të Artë" tashmë janë kaluar. Gjithashtu
argjentinasi theu
rekordin e brazilianit Luis Nazario da Lima Ronaldo, duke shënuar për të 11 javën radhazi në Primera Division.
Nëse këto nuk mjaftojnë,
Messi është i teti në listën e goleadorëve të La Ligas që ka kaluar kuotën e 200 golave. Me 251 realizime Zarra është në krye, të paktën për momentin. Në Europë "Pleshti" ka shënuar 56
gola në duke kaluar Ruud Van Nistelroy, teksa synimi është të arrihet ish madrileni, Raul Gonzalez Blanco me 71
gola.
Ndaj dhe "Klasikja" e nesërme pritet me kaq ankth: luajnë përballë tyre dy më të mirët e planetit. /albeu.com/
Shtuar më 26/02/2013,
ora 11:28