Leverkusen-Bremen, barazim spektakolar 3 me 3 (VIDEO)
Pëlqej
Bajer Leverkusen dhe Werder Bremen dhuruan një barazim spektakolar mes tyre në shifrat 3-3 në takimin hapës të javës së tretë të Bundesligës, ku vendasit në kërkim të kreut me pikë të plota, nuk arritën të ruajnë dot dy herë epërsinë e krijuar. Leverkuseni, e nisi mjaft mirë ndeshjen teksa që në minutën e 17-të zhbllokoi rezultatin pas një goditje të fortë të Jevdaj.

Leverkuseni u duk sikur e kishte nën kontroll takimin, aq më tepër që brenda disa minutave koleksionoi një mori shtyllash, por në momentin më të mirë të aspirinave, Ëerder Bremen barazoi me Bartels, që coi ekipet në pushim në shifrat 1-1.


Formacioni i Dutt në të 60-tën mori kryesimin me golin e Di Santo, që përfitoi nga një hapje e plotë në mbrojtje e vendasve. Gjithsesi barazimi vendasve nuk vonoi me një goditje dënimi perlë të Calhanoglu.

Përmbysja e Leverkusenit u bë e plotë në të 73-tën me koreanin Son Heung Min, por Dutt e kishte ruajtur dhe një surprizë të fundit ndaj ish-skuadrës së tij, që barazoi me anë të Prodl në të 86-të.

Me këtë pikë Leverkusen ruan kreun, por nuk i bën dot tre fitore në tre javë, ndërsa Werder regjistroi barazimin e tretë në po kaq javë, duke ruajtur pathyeshmërinë. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2014, ora 09:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori