Liverpool sërish në krye, presioni bie mbi Cityn (VIDEO)
Liverpool ka bërë detyrën ndaj Cardiff duke fituar me rezultatin 2-0 në Cardiff City Stadium.
Ishte një ndeshje më e vështirë sesa ishte parashikuar ndaj një prej skuadrave që me shumë mundësi do të zbresë në kategorinë e dytë.

The Reds e kishin shumë të vështirë të krijonin hapësira ndaj një skuadra e cila mbrohej mirë dhe me shumë lojtarë. Gjithsesi, mundësitë nuk munguan, por duhej pritur minuta e 57 për golin e parë të shënura nga Wijnaldum.

Në minutën e 81’ James Milner vulosu fitoren për miqtë të cilët tani rikthehen në krye të renditjes me dy pikë më tepër se Manchester City, që ka një ndeshje më pak. /albeu.com/

Shtuar më 21/04/2019, ora 18:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori