Liverpool fiton me përmbysje ndaj West Ham dhe kap kreun (VIDEO)
Liverpool ka marrë fitore edhe në përballjen kundër West Ham United.

‘Reds’ kanë shënuar fitore me rezultatin 2:1, duke kompletuar një përmbysje spektakolare në ‘Anfield’.

Skuadra e Jurgen Klopp gjente veten në disavantazh në minutën e 10’ të takimit, kur Fornals shënonte për 0:1.

Reagimi erdhi tek në minutën e 42’, me Mohamed Salah që tregohej i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Liverpool ishte skuadër më kërkuese edhe në pjesën e dytë dhe arritën të gjejnë golin me anë të Diogo Jota, në minutën e 85’, pas një asistimi brilant nga Xherdan Shaqiri.

Kështu, Liverpool shkon në 16 pikë dhe merr kreun e tabelës, me West Ham që mbeten me tetë pikë për pozitën e 13-të.
Shtuar më 31/10/2020, ora 20:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori