Liverpool fiton supersfidën ndaj Chelsea (VIDEO)


Liverpool fitoi supersfidën ndaj Chelsea me rezultatin 0-2 falë dopietës së senegalezit Sadio Mane.


Me inkuadrimin e Tiago Alkantarës në pjesën e dytë të takimit, kampionët e Anglisë zhbllokuan sfidën pas një aksioni model, të cilit Mane i vuri kapak duke realizuar me kokë.

4 minuta më pas ishte portieri i "Bluve" Kepa Arrizabalaga, i cili i fali golin e dytë të kuqve.

Spanjolli nuk diti ta largojë topin dhe Mane përfitoi duke dërguar topin në rrjetë.

Ndeshja po shkon akoma më keq për Çelsin teksa Zhorginjo nuk mundi të ngushtonte rezultatin nga penalltia në minutën e 76-të por goditja e tij u ndal nga portieri i Liverpulit Alison.
Shtuar më 20/09/2020, ora 19:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori