Liverpooli është kualifikuar në
raundin e katërt të Capital One Cup duke eliminuar Middlesbroughun pas
penaltive, pasi
rezultati pas 120 minutash
mbeti i barabartë (2-2).
Jordan Rossiter shënoi për Liverpoolin në minutën e 10. Në pjesën e dytë Adam Reach barazoi për ekipin mysafir (63’).
Rezultati në fund të 90 minutëshit ishte 1-1, dhe loja shkoi në shtesë.
Në pjesën e dytë të
vazhdimeve, Suso arriti ta shënojë golin që u mendua se e dërgoi Liverpoolin në fazën tjetër të Kupës së Ligës.
Mirëpo, në minutat shtesë të shtesës u akordua penalti në favor të mysafirëve dhe Patrick Bamford u tregua i saktë, për të bërë që penaltitë ta vendosnin fituesin.
Pas ekzekutimit të stërzgjatur të
penaltive (nga 15-të), në
raundin tjetër u kualifikua skuadra e Liverpoolit.
Shtuar më 23/09/2014,
ora 23:48