Liverpool 'shkërrmoq' Genkun (VIDEO)




Liverpooli ka marrë tri pikë shumë të rëndësishme në udhëtim në Belgjikë.

Kampionët në fuqi kanë mposhtur Genkun me rezultat 0-4 në ndeshjen tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Oxlade-Chambarlain shënoi dy gola për Reds. Anglezi fillimisht realizoi në minutën e dytë, e më pas edhe në minutën e 57-të.

Rezultatin e trefishoi Sadio Maneminutën e 77-të pas një asisti nga Mohamed Salah, shkruan Indeksonline.

10 minuta më vonë lojtarët i ndryshuan rolet. Këtë radhë Salah shënoi derisa Mane asistoi.

Golin e vetëm vendasit e shënuan në minutën e 88-të me anë të Odey.
Shtuar më 23/10/2019, ora 23:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori