Liverpooli ka shënuar fitore të vështirë në "Anfield" në javën e 10-të të Premierligës.
Kampionët e Evropës mposhtën Tottenhamin me rezultat 2-1, shkruan Indeksonline.
Mysafirët kaluan të
parët në epërsi me golin e Harry Kane në
minutën e parë të ndeshjes.
Rezultatin e barazoi Henderson në
minutën e 52-të.
Golin e fitores për Reds e realizoi Mohamed Salah nga penalltia në
minutën e 75-të.
Liverpooli është në pozitën e parë me 28-të pikë, gjashtë më shumë se Manchester City, dersa Tottenham në vendin e 11-të me 12 pikë.
Shtuar më 27/10/2019,
ora 19:31