Liverpooli shkatërron City-n (VIDEO)
Liverpool ka hedhur një hap të sigurt drejt titullit kampion të Premier League.

Të besuarit e Jurgen Klopp shkatërruan me rezultatin e thellë, 3-1 Manchester City, duke e dërguar në nëntë pikë distancën me kampionët në fuqi.

Golat e Fabinho dhe Salah në minutat 6 dhe 13 të krijuan idenë e një fitore të thjeshtë për Liverpool. Diçka e cila ndodhi.

Në pjesën e dytë, Mane thelloi rezultatin, teksa goli i Bernardo Silva, 12 minuta para fundit shërbeu vetëm për statistikë.

Tashmë, Liverpool kryeson me 34 pikë pas 12 javëve të para, ndërsa Manchester City qëndron në vendin e katërt me 25 pikë.
Shtuar më 10/11/2019, ora 19:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori