Llullaku shënon gol dhe feston me Shqiponjë (VIDEO)
Azdren Llullaku ka shënuar mbrëmjën e së hënës golin e barazimit për skuadrën e tij Astra-s, shkruan Albeu.com

Festim me shqiponjë në kraharor për sulmuesin e përfaqësueses së Shqipërisë, që ka nisur përmbysjen në fitoren ndaj Craiova, duke shënuar kështu golin e tij të parë për këtë vit 2019, ndërsa të gjashtin këtë sezon në kampionatin rumun.

Pas kësaj jave, skuadra e Astra-s renditet në vend të 4-t të klasifikimit, në kuotën e 42 pikëve, vetëm 3 më pak se vendi i tretë ku qëndron pikërisht Craiova. /albeu.com/
Shtuar më 04/03/2019, ora 21:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori