Lotët e tifozit të vogël prekin Cristiano Ronaldon (VIDEO)
Teksa Real Madrid kishte zbritur në fushën e "Santiago Bernabeu"-t për të bërë nxemjen para çerekfinales së kthimit në Champions League kundër Atletico Madrid, Cristiano Ronaldo u bë protagonist i një gjesti shumë human.

Topi i goditur prej tij kishte goditur një tifoz të vogël që gjendej në tribunën pas porte të stadiumit madrilen, i cili ishte duke qarë. Kjo e preku yllin portugez, që shkoi dhe i dhuroi fanellën si shenjë faljeje, përcjell Portali Albeu.

Edhe pse ishte ende duke qarë dhurata që mori nga "Topi i Artë" e qetësoi disi tifozin.

Kampion në fushë, kampion edhe jashtë saj. I madhi Cristiano Ronaldo. /albeu.com/



Shtuar më 24/04/2015, ora 09:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori