Luftë për fanellën, vogëlushi në lot pasi ja marrin (VIDEO)

Sherri per fanellen on Vidnews.

Entuziazmi është i madh, dhe të tillë mund të jenë shumë tifozë njëherazi në tribunë, dhe për fat të keq, gëzimi i madh për një uniformë, nuk ka shkuar mirë për një tifoz të vogël të Atletiko Mineiros në Brazil.

Ishte sulmuesi Alerrando, i cili në fund të ndeshjes së fundit ditën e diele, ndaj Amerika MG, hoqi fanellën dhe ia dha një tifozi të vogël.

Por, tek ai shkuan dhe shumë tifozë të tjerë njëkohësisht, për ta përfituar ata këtë fanellë, e për pasojë djaloshi i vogël u dëmtua në krahun e djathtë, dhe nisi të qante. /albeu.com/
Shtuar më 20/03/2019, ora 21:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori