Luftëtari "paqe" me Laçin, Teuta mund Korabin (VIDEO)
Përfundojnë dy sfidat e para të javës së 23-të në Superligë. Teuta ka marrë një fitore shumë të rëndësishme për mbijetesën duke mundur me rezultatin 1-0 skuadrën e Korabit, e cili vijon të mbetet në fundin e tabelës me 11 pikë. Golin e fitores e shënoi Ribaj me penallti në minutën e 55-të

Spektakolar ndërkohë ka qenë sfida tjetër e luajtur në Gjirkostaër mes Luftëtarit dhe Laçit. Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e 14-t me Ramadanin nga pika e bardhë, por Jonuzi barazoi rezultatin në të 65-ën.

Lushkja la Laçin me 10 lojtarë në 15 minutat e fundit, por rezultati nuk ndryshoi, teksa të dyja skuadrat ndanë nga 1 pikë./albeu.com/



Shtuar më 25/02/2017, ora 15:51
Tage: golat
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori