"Lum" golash te Fiorentina-Napoli, me Hysajn vetëm 6 minuta të kaltrit dalin me 3 pikë (VIDEO)
Napoli ka mposhtur Fiorentinën në një ndeshje shumë argëtuese që u mbyll me rezultatin 4-3.

Fillimisht u duk se Fiorentina do të bënte mrekullinë ndaj Napolit me penalltinë e Pulgar që në minutën e 9 të sfidës.

Por në fundin e pjesës së parë, Mertens dhe Insinje kaluan në avantazh Napolin, duke i dhënë një avantazh të rëndësishëm.

Pjesa e dytë ishte edhe më argëtuese pasi filloi me barazimin e Milenkoviç, të cilit iu përgjigj shumë shpejt Kajehon për të kthyer skuadrën e tij në avantazh.
Boateng barazoi rezultatin në 3-3 në minutën e 65-të, por vetëm 2 minuta më vonë ishte përsëri Insinje që realizoi për të kaluar para Napolin.
V
endasit provuan në çdo mënyrë të shënonin, edhe duke aktivizuar Riberi në minuta e fundit.

Por Napoli u mbrojt mirë në fund, duke shtuar forcat në prapavijë edhe me Hysajn, për të marrë tri pikë të rëndësishme në javën e parë të kampionatit
Shtuar më 24/08/2019, ora 22:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori