Lushnja dhe
Partizani e mbyllin në barazim, ndeshjen e javës së 31-të në Kategorinë Superiore, në shifrat 1-1. Pas 12 humbjesh radhazi, lushnjarët morën një pikë,
pikërisht ndaj Partizanit.
Pjesa e parë ishte e baraspeshuar, me pak
raste për të dyja skuadrat, dhe me portierët që shpëtuan portat e tyre.
Në të dytën,
Partizani pretendoi për një penallti me Asanin në minutën e 64'-të, që nuk u akordua, dhe vetëm 5 minuta më vonë, gjyqtari akordoi një 11-metërsh për Lushnjën, që u shndërrua në gol nga Pepa.
Partizani provoi më pas të reagonte, me Gojkoviç dhe Abdurrahimin, por golin e barazimit e gjeti vetëm në minutën e 89'-të, me Bathën. Deri në fund nuk kishte më
raste të tjera, dhe ët dyja ekipet ndanë nga një pikë, me Partizanin që vështirëson gjithçka vetes për Europën.
Pas këtij barazimi
Partizani renditet në vendin e 4 me 46 pikë, ndërsa
Lushnja në cendin e fundit me 11 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 28/04/2018,
ora 18:10