Lyon befason Juventusin, italianët të pafuqishëm (VIDEO)
Lyon shkakton surprizën më të madhe të ndeshjeve të para në fazën e 1/8-ve në Champions League.


Skuadra franceze fitoi 1-0 duke i komplikuar së tepërmi rrugëtimin e Juventusit.

Ekipi i Rudi Garcias do të ishte superiore në fraksionin e parë. Pas një aksioni të shpejt në krahun e majtë në minutën e 31-të, Tousart e ka të thjeshtë për ta dërguar topin në rrjetë.

Skuadra e Sarrit provoi të reagonte në pjesën e dytë, por skuadra torineze ishte në një mbrëmje aspak të mirë.

Ndërkohë sfida e kthimit do të luhet në "Allianz Stadium" në datën 17 mars. /albeu.com/
Shtuar më 26/02/2020, ora 22:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori