Madrilenët "inkurajojnë" Kasanon (VIDEO)
Kur gjithë bota e ka mendjen te sëmundja e papritur e sulmuesit të Milanit Kasano edhe të besuarit e Jose Mourinhos kanë bërë një gjest shumë njerëzor në ndeshjen e djeshme ndaj Osasunës.

As ekipi i Real Madrid nuk ka harruar të inkurajojë në një mënyrë origjinale ish-shokun e tyre të skuadrës, Antonio Kasano, i operuar në zemër disa ditë më parë.

Lojtarët e Realit hynë në fushë me bluzat ku shkruhej "Forza Antonio" dhe numri 19, të cilin ka mbajtur italiani kur luante për Real Madrid.

Idenë e gjithë kësaj e ka hedhur mbrojtësi spanjoll, Sergio Ramos. /albeu.com/

Shtuar më 07/11/2011, ora 10:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori