Makina e re e Maradonës: Befason legjenda, lëviz me BMW 200,000 euro dhe me pajisje të paligjshme (VIDEO)
Argjentinasi ka blerë një BMW M4 F82 teksa e ka pajisur me drita dhe sirena të rezervuara ekskluzivisht për autoritetet policore, shkruan Albeu.com.

Makina sportive ka një çmim gati 200,000 euro, me më shumë se 400 kuaj fuqi, dhe aftësi për të marrë nga 0 në 100 kilometra në orë në vetëm 4 sekonda.

Deri në këtë pikë gjithçka duket absolutisht normale, pasi legjenda e futbollit më parë ka treguar shumë nga veturat në koleksionin e tij, veçanërisht gjatë qëndrimit në Dubai.

Makina ka pajisje të dritave dhe sirenave, diçka e rezervuar ekskluzivisht për automjetet e policisë sipas nenit 32 dhe 61 të Ligjit Argjentin të Trafikut Kombëtar.

Në videon e transmetuar nga gazeta "Hoy de La" Maradona tashmë befasoi dhe shokët e tij të skuadrës duke arritur në një seancë stërvitore Boca Juniors. /albeu.com/
Shtuar më 14/07/2020, ora 23:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori