Malaga në krizë, klubi e përdor Keidi Baren për afrimin e tifozëve në stadium (VIDEO)
Keidi Bare është kthyer në një idhur për tifozëtre Malagës. Shqiptari është përshtatur mjaft mirë me futbollin në Spanjë duke qëne pothuajse titullar në të gjitha ndeshjet, shkruan Albeu.com.

Malaga këtë sezon po kalon një krizë të thellë rezultatesh, por është ende në lojë për tu ngjitur në La Liga teksa është vetëm 1 pikë larg vendit të 6 që të dërgon në fazën Play-Off.

Kështu në ndeshjen e së hënës ndaj Oviedos, që i duhet me patjetër fitorja kur kanë mbetur edhe 4 ajvë nga fundi i kampionatit.

Klubi ka kërkuar që të ketë sa më shumë tifozë të pranishëm në tribuna dhe për këtë arsye reklama që i ka bërë ndeshjes kishte si protagonist njeriun e momentit, mesfushorin shqiptar.

"Këtë të hënë do të luftojmë për çdo top, këtë të hënë do të luftojmë për të fituar. Do të luftojmë për të qenë në Primera”, janë fjalët që Barë thotë në reklamën e publikuar nga klubi në rrjetet sociale për të bindur tifozët që të jenë sa më të shumtë në “La Rosaleda", në një takim i cili mund të jetë përcaktues për klubin dhe tentativën për t’u kthyer në elitën e futbollit spanjoll. /albeu.com/

Shtuar më 11/05/2019, ora 10:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori