Man City fiton Kupën e Ligës për herë të shtatë në histori (VIDEO)



Manchester City ka triumfuar në finalen e Kupës së Ligës (Carabao Cup), duke mposhtur Aston Villa me rezultat të ngushtë 2:1.

Qytetarët arritën që për vitin e tretë radhazi ta çonin në kabinetin e tyre trofeun e Carabao Cup.

Fati i ndeshjes u vulos në pjesën e parë, fillimisht me dy golat e skuadrës së Pep Guardiolas. Sergio Aguero (20’) dhe Rodri (30’) realizuan për epërsinë e City, derisa Samata (41’) ngushtoi diferencën.

Deri në fund, Man City kërkoi që të rriste avantazhin por rastet e shumta nuk u shfrytëzuan – derisa portieri Claudio Bravo u tregua hero me një pritje në fund të ndeshjes.

Kjo është hera e shtatë në histori që gjiganti anglez fiton këtë trofe.
Shtuar më 01/03/2020, ora 20:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori