Man United "shuplakë" Leipzig (VIDEO)
Manchester United ka përforcuar vendin e parë në Grupin H pasi ka mundur 5-0 mbrëmjen e sotme Leipzig-un në shtëpi në javën e dytë të Champions League.

Djajtë e Kuq kanë marrë fitoren e dytë radhazi pas suksesit të arritur në javën e parë në shtëpinë e Paris Saint-Germain dhe tani kryeson grupin me pikë të plota.

Protagonist absolut i takimit ka qenë Marcus Rashford, i cili ka realizuar tre gola pasi është aktivizuar nga stoli në minutën e 63-të.

Ai është bërë lojtari i dytë në historinë e Manchester United që shënon një tregolësh si zëvendësues pas Ole Gunnar Solskjaer kundër Nottingham Forest në shkurtin e 1999-ës.

Fitore edhe për Sevilla, që ka mundur 1-0 Rennes, ndeshje e vlefshme për Grupin E. Ndeshja është vendosur nga një gol i Luuk de Jong në minutën e 56-të. Spanjollët kryesojnë grupin me pikë të barabarta me Chelsea-n, 4.

Shtuar më 28/10/2020, ora 23:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori