Manaj protagonist në Spanjë, shënon gol pas 3 muajsh (VIDEO)
Sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj, është rikthyer protagonist me skuadrën e Albasetes në Ligën e Dytë spanjolle, teksa ka gjetur rrugën e rrjetës në minutën e 21-të, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit.

21-vjeçari shënoi golin e parë, në fitoren 0-2 që ekipi i tij arriti në transfertë ndaj Numancias. Ky ishte goli i katër për lushnjarin në kampionat, ndërkohë hera e fundit që ai shënonte ishte data 28 shtator në përballjen ndaj Zaragozës.

Manaj e nisi sfidën si titullar, teksa qëndroi në fushë, 81 minuta, duke i lënë vendin më pas Ortunos. Me këtë fitore, Albasete u ngjit në kuotën e 34 pikëve, 3 më pakë se kryesuesit e Grandadës. Objektivi i sukuadrës të sulmuesit shqiptar është padyshim ngjitja në La Liga.
Shtuar më 15/12/2018, ora 20:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori