Manchester City e Liverpooli ndajnë pikët (VIDEO)
Pëlqej
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, djelmoshat e Pep Guardiolas nuk kanë arritur që të marrin më shumë se një pikë ndaj Liverpoolit në Premierligë, ndeshje e vlefshme për xhiron e 29’të.
Cityzens barazuan 1:1 me “Të Kuqtë”, që tani mbesin 12 pikë prapa liderit Chelseat.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët. James Milner ishte ai që shënoi për 0:1 në minutën e 51’të nga penalltia. Por, disa minuta më vonë, vendasit reauan duke barazuar rezultatin në 1:1 përmes Sergio Agueros (69’), që doli të jetë rezultati përfundimtar, pavarësisht rasteve deri në fund nga dyja anët.

Pas këtij barazimi, Manchester City mbetet në pozitën e tretë me 57 pikë të grumbulluara, derisa Liverpooli në atë të katërt me 56 pikë të grumbulluara.

Djelmoshat e Jurgen Klopp kanë rrezikuar shumë me këtë barazim pasi Manchester United tashmë ka 52 pikë dhe dy ndeshje më pak të zhvilluara, çka do të thotë se në rast triumfit në këto dy sfida, ata do të rrëmbejnë pozitën e katërt, që dërgon në Ligën e Kampionëve. /Albeu.com/

Shtuar më 19/03/2017, ora 19:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori