Manchester United siguron fitoren e 5 radhazi nën drejtimin e Solskjaer (VIDEO)
Manchester United ja ka dalë me sukses dhe sot teksa ka fituar 2-0 në ndeshjen e Kupës FA përballë Readingut në Old Trafford.

Për Ole Gunnar Solskjaer kjo ishte fitorja e 5 radhazi e tij në drejtimin eManchester United që pas largimit të Jose Mourinhos.

Sa i përket takimit ishte Mata i cili kaloi në epërsi Djajtë e kuq në minutën e 22 me 11 metërsh.

Në minutën e fundit të pjesës së parë, Manchesteri shënoi edhe golin e dytë me anë të Romelo Lukakut.

Nderkohë në pjesën e dytë Djajtë e Kuq tentuan disa herë portën e miqve por nuk ja arritën duke mbyllur shfrat përfundimtare në 2-0.

Pas këtij suksesi Manchester United kalon në fazën tjetër FA Cup, teksa pret hedhjen e shortit për të mësuar kundërshtarin. /albeu.com/


Shtuar më 05/01/2019, ora 15:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori