Maqedonia e Veriut fiton ndaj Armenisë
Maqedonia e Veriut ka fituar 2-1 në përballjen ndaj Armenisë e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Vendasit u mjaftuan me dy depërtime të Elmas, i cili fitoi penallti të cilat u konkretizuan më pas në gola.

Fillimisht shënoi Ezgjan Alioski, atëherë kur luhej vetëm minuta e 4’ e ndeshjes, për rezultatin 1:0. Goli i dytë erdhi nga Nestorovski, i cili po ashtu shënoi nga penalltia, për golin që i dhuroi 3 pikë ekipit maqedonas.

Në fund të ndeshjes në minutën e 94’, Armenia shënoi golin e vetëm duke ngushtuar rezultatin në 2-1.

Maqedonia e nis mbarë kompeticionin pasi ndodhen në një grup së bashku me Armeninë, Estoninë dhe Gjeorgjinë.
Shtuar më 05/09/2020, ora 18:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori