Maqedonia, "kafshatë" e lehtë për Spanjën (VIDEO)
Maqedonia ishte një kafshatë e lehtë për Spanjën, me kampionët e Europës që e nisën në mënyrën më të mirë fushatën Eliminatore për Euro 2016. 5-1 ishte një rezultat që i mjaftoi "La Roja"-s për të marrë kreun e grupit. Në minutën e 5-të ballkanasit krijuan idenë se Spanja nuk do ta kishte aspak të lehtë këtë sfidë, teksa me një goditje dënimi të Ibrahimit vendosën në provë Casilliasin. Por në të 15-tën Mojsov gaboi duke penguar David Silvën brenda zone. 11-metërsh që për Spanjën e kthehu në gol Sergio Ramos me një goditje alla Pirlo.

Vetëm dy minuta më pas ishte Paco Alacacer ai që dyfishoi rezultatin me sulmuesin që realizoi golin e tij të parë me fanellën e kampionëve të Europës. 21-vjeçari nuk e pati të vështirë ta dërrgonte topin në rrjetë pas një asisti perfekt të Juanfran. Gjithsesi Maqedonia rihapi sfidën në të 28-tën me Agim Ibrahimin që kthehu në gol një penallti të fituar nga Trajkovski.

Por pak sekonda përpara se dy skuadrat të shkonin në pushim ishte Busquets ai që realizoi edhe golin e tretë për Spanjën. "La Roja" nuk u ndal me kaq duke e nisur me gol edhe pjesën e dytë. Në të 50-tën ishte radha e David Silvës për të festuar me mesfushorin që nga brenda zonën shënoi një gol shumë të bukur duke i vënë kapak takimit. Në fund kishte vend edhe për një gol të Pedros që fiksoi rezultatin përfundimtar në 5-1.

Në grupin C një sfidë me shumë peshë ishte ajo që u luajt në Kiev, ku Sllovakia mposhti 1-0 Ukrainën, ndërkohë që Luksenburgu dhe Bjellorusia u ndanë në barazim 1-1. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2014, ora 09:06
migjen
e Martë 9 Shtator 2014, Ora 09:48
bravo shqipot luajn per maqellonasit e befshin nenen e tyre.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori