Maradona merr letër nga Castro: Është shëndoshë e mirë (VIDEO)
"Fidel Castro është gjallë dhe është mirë". Këtë e siguron Diego Armando Maradona, pas zërave për një vdekje të mundshme të liderit 88-vjeçar të Kubës.

Në një intervistë për "Telesur", legjenda e Argjentinës ka treguar edhe një letër të marrë nga Castro për të treguar kushtet e mirë shëndetësore të liderit komunist kuban.

"E pyeta pse CNN e deklaron çdo ditë të vdekur dhe më është përgjigjur se një ditë do të duhet të vdesim të gjithë dhe më bëri të qesh", ka thënë ndër të tjera Maradona. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2015, ora 15:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori