Në
Ekuador, kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për të nderuar të veçantin, Diego
Maradonën.
Legjenda argjentinase ndërroi jetë ditën e mërkurë, pas një komplikimi të shëndetit.
Në shumicën e garave të futbollit kanë vendosur që të nderojnë
Maradonën duke mbajtur një minutë
heshtje në fillim të ndeshjes. Në
Ekuador, ata menduan të bëjnë diçka më ndryshe.
Aty ndeshjet filluan normalisht, por, në minutën e 10’, gjyqtari ndërpreu ndeshjen për të mbajtur një minutë
heshtje, për
Maradonën, që gjatë karrierës ka mbajtur fanellën me numër 10
Shtuar më 28/11/2020,
ora 09:27