Mascherano përshëndetet me lojtarët, të gjithë e falenderojnë (VIDEO)


Pas lamtumirës prekëse që i rezervori e gjithë skuadra e Barcelonës Javier Mascherano është gati për të nisur aventurën e re në Kinë me klubin e Hebei China Fortune. Mbrojtësi argjentinas i dha lamtumirën katalanasve pas 7 vitesh e gjysmë të shpenzuara në Camp Nou.

33- vjeçari iu bashkua blaugranave në gusht të vitit 2010 ku u transferua nga Liverpooli.Konfirmimi zyrtar për ndalesën e rradhës në Kinë do ta shohë argjetninasin përballë shokut të skuadrës të kombëtares Albiseleste Ezequiel Lavezzi ndërkohë që do të rreshtohet nën urdhrat e ish teknikut të Manchester City-it, Manuel Pellegrini. Mascherano numëron 334 prezenca me fanellën e Barcelonës me të cilën ka arritur të fitojë katër tituj kampionë në La Liga katër Kupa Mbreti tre Suprkupa të Spanjës gjithashtu numëron dhe dy tituj të Champions Leagues si dhe dy Superkupa të Uefas dhe dy Botërore Klubesh.

Gjithçka ka qënë për t’u fituar argjentinasi ka arritur ta sigurojë më fanelllën e katalanëve tashmë karriera e tij do të fokusohet në Kinë ku do të nisë aventurën e re në 26 janar./albeu.com/
Shtuar më 24/01/2018, ora 16:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori