Mbani Arbenitën, publikohet video e Feros me fansen që modelja e kërcënoi publikisht (VIDEO)
Dy ditë më parë, modelja Arbenita Ismajli kërcënoi publikisht një fanse të të dashurit të saj, Feros, në Instastoryn e saj. Ajo i kishte publikuar fanses një foto, duke e paralajmëruar publikisht të qëndronte larg Feros.

“Mos u ngatërro me një të dashur të çmendur”- ishin fjalët e Arbenitës për fansen.

Në fakt, vajza në fjalë nuk është e panjohur për publikun. Ajo quhet Serena Sula dhe ka marrë pjesë vitin e kaluar në “Miss Universe Albania”.

Për “iconstyle.al”, Serena tregoi pozën që kishte shkrepur me Feron, e cila mesa duket e kishte bërë xheloze Arbenitën. Mirëpo, ditën e sotme në rrjet po qarkullon një video ku Fero shfaqet duke qeshur në praninë e Serenës, teksa ndodheshin në prapaskenën e njërit prej koncerteve të reperit. Nga video e shkurtër, duket se ata po ia kalojnë shumë mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Po tani, ç’ka për të thënë Arbenita për këtë video?

Shtuar më 17/07/2019, ora 15:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori