Mbappe dhe Icardi i japin fitoren e 3 rradhazi PSG-së (VIDEO)
Shërben Kylian Mbappe, shënon Mauro Icardi. Bashkëpunimi efikas mes talentit francez dhe sulmuesit argjentinas prodhoi dy gola në dukje të thjeshtë por me plot klas nga mënyra e realizimit në sfidën mes Reims dhe PSG, që u mbyll me fitoren 0-2 të kampionëve në fuqi të Francës.

Nuk shënoi Neymar, as Mbappe, dy "yjet" e Parisit i patën rastet, por ishin të pafat në konkludim.

Takimi u zhbllokua që në minutën e 9-të, teksa Mbappe në një nga depërtimet e tij drejt qendrës pasi për Icardin, i cili i vodhi kohën mbrojtësit dhe e dërgoi topin aty ku nuk mund ta arrinte portier vendës. Në rastin e golit të dytë, argjentinasi e pati si lojë fëmijës devijimin e sferës për në rrjetë, pasi u asistua po nga Mbappe. Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për PSG-në, pas atij starti negativ me dy humbje të njëpasnjëshme.
Shtuar më 27/09/2020, ora 23:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori