Mbappe i acaruar me trajnerin Tuchel (VIDEO)


Gjigantët e PSG-së arritën të fitojnë 1-3 me përmbysje dje në transfertën kundër Montpellierit në ‘Stade de la Mosson’. Kylian Mbappe u zëvendësua në minutën e 90-të, për t’ia lënë vendin Eric Maxim Choupo-Moting, pasi shënoi golin e avantazhit për ekipin e tij duke e çuar rezultatin në 1-2.

Ishte një vendim i çuditshëm nga ana e trajnerit, Tomas Tuchel, dhe siç duket dhe në video francezi nuk është aspak dakord. Ylli i PSG-së as nuk e shikon në sy trajnerin, edhe pse ky i fundit përpiqet që Mbappe ta kuptojë.

Ndeshja ishte shumë fizike dhe në fundin e takimit 20-vjeçari u përfshi në disa duele fizike, ku kujtojmë se ai nuk ka shumë që është rikuperuar nga dëmtimi. Ndoshta trajneri Tuchel ka dashur që ta mbrojë francezin, por ata që kanë mbetur të kënaqur nga ky episod janë në Madrid. Reali Madrid ka kohë që e monitoron Kylian dhe në merkaton e verës pritet të vijë dhe oferta nga klubi mbretëror.
Shtuar më 08/12/2019, ora 09:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori