Mbappe i vihet pas Messit, PSG feston titullin dhe rikthimin e yjeve (VIDEO)
Paris Saint-Germain është shpallur kampion pa filluar ndeshja akoma, por kjo nuk e pengoi skuadrën e Thomas Tuchel të fitonte ndeshjen e radhës me Monaco-n.

Parisi ka fituar pastër 3-1 dhe mund t’i gëzohet shumë gjërave: titullit, rikthimit të Neymar dhe rekordeve që Kylian Mbappe po thyen nga ndeshja në ndeshje.

Kampioni i botës po kthehet në mbretin e Parisit dhe nuk tregoi asnjë pikë mëshire ndaj ish-ekipit të tij Monaco.

Me tre golat e shënuar, 19-vjeçari është kthyer në lojtarin më të ri që ka shënuar 30 gola në Ligue 1.

Përveç kësaj, vetëm ai ka arritur këtë shifër golash përveç Leo Messi-t në pesë kampionatet kryesore të Europës.

Në fund të takimit është rikthyer edhe Edinson Cavani, që gjithashtu kishte disa javë që qëndronte larg fushave për shkak të një dëmtimi. /albeu.com/


Shtuar më 21/04/2019, ora 23:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori