Paris Saint-Germaini ka arritur t’i marrë tri pikët e ndeshjes kundër Montpellier, që përfundoi me rezultat 3:0, të vlefshme për xhiron e 17-të të
Ligue 1, përmes ndihmës nga Neymar, Kylian
Mbappe e Mauro Icardi.
Skuadra e Thomas Tuchel e dominoi ndeshjen e zhvilluar si mysafir në Stade de la Mosson, duke e mbajtur më shumë posedimin e topin dhe duke krijuar dukshëm më shumë raste gjatë 90 minutave të lojës.
Megjithatë, djemtë e Tuchel ishin në vështirësi në fillim, pasi që Montpellier kaloi në epërsi në
minutën e 41-të falë një autogoli nga Leandro Paredes.
Por, skenari i ndeshjes ndryshoi plotësisht pasi Pedro Mendes i skuadrës nikoqire u ndëshkua me karton të kuq, pasi që lideri i
Ligue 1,
Paris Saint-Germaini, pastaj e pasqyroi dominimin e shfaqur në posedim deri atëherë edhe në gola.
Fillimisht rezultatin e barazoi Neymari nga gjuajtja e lirë në
minutën e 74-të, pastaj golat e Kylian Mbappes dhe Mauro Icardit në shtatë minutat e radhës ia vulosën fitores gjigantit francez.
Me këtë fitore,
Paris Saint-Germaini e ka përforcuar pozitën e parë në tabelën e
Ligue 1, me 39 pikë të fituara nga 16 ndeshjet e para, me tetë pikë epërsi ndaj Marseille, që radhitet e dyta.
Shtuar më 07/12/2019,
ora 19:38