Mbyllet në barazim pa gola super ndeshja Liverpool vs Bayern (VIDEO)
Çdo gjë mbetet e hapur për ndeshjen e dytë mes dy skuadrave pretendente për ti shkuar këtij kompeticioni deri në fund, shkruan Albeu.com

Te dyja skuadrat hynë në këtë ndeshje me shumë mungesa. Te skuadra e Liverpool mungonin , Gomes, Lovren, Chamberlain, dhe mbrotësi më I mirë në botë për momentin Van Dijk.

Në krahun tjetër po ashtu kishte mungesa, Boateng , Goreztka i cili ka bërë mjaft mirë ndeshjet e fundit, Muller , Robben dhe Tolisso.

Liverpool e nisi më mirë ndeshjen duke iu afruar golit që në minutën e 11 me Muhammed Sala I cili mori një top fantastik nga kapiteni Henderson por Neuer nuk e lejoi që të shënonte.

Byern i përgjigjet me Comman në minutën e 15 por topi prek rrjetën e jashtme. Gjatë gjithë pjesës së parë Sala dhe Mane do ta mbanin mbrojtjen e Bayern në presion teksa gjermanët mjaftohen me një goditje te Gnabry.

Pjesa e dytë do të fillonte po ashtu me një super goditje te Gnabry e cila përfundon mbi kuadrat. Bavarezët kontrollojnë pjesën e dyte por pa u treguar të rrezikshëm , ndërsa Liverpol rastin tjetër të rrezikshëm do ta krijonte në minutën e 83 me Mane i cili do të gjente në gadishmëri Manuel Neuer. /albeu.com/
Shtuar më 19/02/2019, ora 23:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori