Më në fund fiton Milani (VIDEO)
Pëlqej
Pas tre humbjesh radhazi në Guinness Cup, Milani ka mundur me rezultatin 3-0 skuadrën e Chivas Guadalajara në një miqësore të zhvilluar në Houston (SHBA).

Kuqezinjtë kaluan në avantazh në minutën e 20 me anë të Niangut, ndërsa dyfishimi i rezultatit erdhi në minutën e 37 me anë të një goditjeje dënimi perfekte të Mario Balotelli.

Në minutën e 27 të pjesës së dytë Pazzini shënoi edhe golin e tretë.

Filippo Inzaghi luajti me formacionin 4-3-3 dhe nga fillimi lojën e nisën: Abbiati; Abate, Alex, Mexes, Albertazzi, Poli, Cristante, Muntari, Honda, Balotelli dhe Niang. /albeu.com/
Shtuar më 07/08/2014, ora 09:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori