Në golin e vetëm të
takimit të shënuar nga
Borussia Dortmund, ishte lojtari që mbajti në pozicion të rregullt Lewandovskin, i cili shënoi me takë. Më pas
humbi 11-metërshin e fituar vetë e për ta mbyllur
humbi edhe një rast të pastër përballë portës së boshatisur në fund të
takimit.
Kjo ishte mbase ndeshja më e keqe në karrierën e Arjen
Robben, mesfushorit hollandez të Bayern Munchen, i cili u kritikua ashpër edhe nga presidenti i nderit i bavarezëve Franz Beckenbauer.
“Nuk ishte një goditje 11-metërshi, por një pasim tek portieri. Unë mendoj se asnjëherë nuk duhet ta godasë penalltinë lojtari që e fiton”, u shpreh legjenda e futbollit gjerman gjatë komentit të supersfidës
Borussia Dortmund-Bayern Munchen në televizionin Sky.
Ndërsa
Robben shprehu keqardhjen e tij pas
takimit: “Më vjen shumë turp. Kam tre vite që nuk humbas asnjë penallti, por kësaj radhe… Mendoj se
Borussia Dortmund është kampione tashmë.”
Nuk është hera e parë që
Robben vihet në qendër të kritikave pasi në vitin 2010 u qortua nga mediat hollandeze pasi nuk arriti të mundte dot spanjollin Casillas vetëm për vetëm në minutat e fundit të finales së Botërorit, kur rezultati ishte ende 0-0. /albeu.com/
Shtuar më 13/04/2012,
ora 17:50