Medel godet me shpullë Quaresman për një faull (VIDEO)
Besiktas ka fituar 3-2 ndeshjen e radhës ndaj Konyaspor në Super Lig turke. Megjithatë, e gjithë vëmendja e rrjeteve sociale ka shkuar te episodi i sherrit mes dy shokëve të ekipit Gary Medel dhe Ricardo Quaresma.

Pasi skuadra e tyre kishte fituar një goditje dënimi në një pozicion të favorshëm, dy ish-lojtarit e Inter donin ta kryenin goditjen.

Mes tyre plasi një zënkë në mes të fushës dhe Medel ka goditur Quarezma me një shpullë të mirë pas koke. Shokët e ekipit kanë ndërhyrë duke qetësuar gjakrat. /albeu.com/
Shtuar më 10/03/2019, ora 23:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori