Vijojnë me
ritme të shpejta
punimet për ndërtimin e “Arenës
Kombëtare”.
Ditën e sotme, Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar edhe
pamjet më të fundit nga impianti i ri, ku duket qartë se tani kanë përfunduar pothuajse të gjitha
punimet për ngritjen dhe veshjen e tribunave si strukturë.
Ndërkohë që është ngritur edhe streha metalike me stadiumit. Pas mbylljes së të gjithë punës me betonin dhe hekurin, pritet të pastrohet pjesa e fushës nga materialet e ndryshme për të nisur me shtrimin e tapetit.
Me këto
ritme, pritet që stadiumi të jetë gati për eliminatoret e kampionatit Europian. Një impiant modern që do të jetë dhe shtëpia e re e Kombëtares.
Shtuar më 17/10/2018,
ora 23:30