Merr fund ëndrra e Kosovës për në Euro 2020 (VIDEO)





Euro 2020 mbetet vetëm një ëndërr për Kosovën.

Maqedonia e Veriut i ka mposhtur 2-1 Dardanët dhe do të luftojë me Gjeorgjinë për një biletë në Kampionatin Evropian.

Të gjitha golat në stadiumin “Tose Proeski Arena” u shënuan në 45 minutat e pjesës së parë.

Benjamin Kololli, pa dashje, devijoi goditjen e kundërshtarit dhe topi përfundoi në rrjetën e Aro Muric që nuk ishte në natën e tij më të mirë.

Kosova reagoi dhe barazoi menjëherë rezultatin, në minutën e 29’ ME Florent Hadërgjonaj i cili shfrytëzoi një gabim të portierit vendas dhe shënoi për 1-1 një gol shumë të bukur.


Por, Dardanët u ndëshkua përsëri, pas 4 minutave, në minutën e 33’, Darko Velkovski realizoi për 2-1, që doli të jetë rezultati përfundimtar i takimit.

Në 45 minutat e pjesës së dytë, Dardanët u munduan, e kërkuan golin e barazimit por ishte e pamundur për të bërë diçka më shumë në këtë takim dhe kështu, pas një aventure të mrekullueshme, këtu merr fund ëndrra evropiane për Kosovën.
Shtuar më 08/10/2020, ora 22:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori