Merr jetë ëndrra e Interit për Champions, Lazio ndalet nga Atalanta e Berishës (VIDEO)

Strakosha dhe Berisha e kanë ndalur përballjen e tyre me nga një gol të pësuar në përballjen e sotme.

Fituesi është jashtë fushe në këtë përballje, Interi. Zikaltërit me barazimin e lacjalëve, vazhdojnë të shpresojnë për zonën Champions ku tani ndodhen vetëm 2 pikë mbrapa Lazios dhe 1 mbrapa Romës që ka një ndeshje më pak.

Mos harrojmë që Inter dhe Lazio do ta diskutojnë Championsin në ndeshjen e fundit të kampionatit, një finale më vete kjo. /albeu.com/
Shtuar më 06/05/2018, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori