Mes drithërimave Liverpool merr 3 pikë përballë Chelsea (VIDEO)


S’ka kush ta ndalë Liverpoolin e Jurgen Klopp.

Në xhiron e gjashtë në Premierligë, Redsat morën pikët e plota në udhëtim te Chelsea, duke fituar 1-2 në ndeshjen që u zhvillua në “Stamford Bridge”.

Liverpooli e nisi mirë takimin, duke shënuar në minutën e 14’. Trent Alexander-Arnold realizoi për 0-1.

Pak minuta më vonë, në atë të 30-të, topin në rrjetë e dërgoi edhje sulmuesi, Roberto Firmino, pak minuta pasi VAR ia anuloi një gol “Bluve të Londrës”.

45 minutat e pjesës së parë ishin për t’u harruar për Chelsean, pasi u lënduan edhe Emerson e Andreas Christensen, u inkuadruan Zouma e Alonso.

Në pjesën e dytë, Chelsea u mundua të bëjë diçka më shumë para tifozëve të vet, duke krijuar raste të mira shënimi, por dërguan vetëm një herë topin në portën e Adrian.

N’Golo Kante shënoi për rezultatin përfundimtar 1-2 në minutën e 71-të.

Pas kësaj fitore, Liverpooli ka shkuar në kuotën e 18 pikëve në pozitën e parë, kurse Chelsea gjendet në vendin e 11-të me 8 pikë.
Shtuar më 22/09/2019, ora 19:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori