Messi refuzoi ta takonte pas ndeshjes, Manolas i sqaron të gjitha (VIDEO)
Mbrojtësi i Napolit, Kostas Manolas ka përgënjështruar një lajm që qarkullonte në mediat spanjolle se në përfundim të ndeshjes Barcelona-Napoli, Mesi ka refuzuar ti japë dorën mbrojtësit.

Incidenti ndodhi pas vërshëllimës finale në fitoren që katalanasit arritën 3-1 ndaj Napolit dhe kaluan në fazën çerekfinale të Championsit.

Një video e shkurtër pas ndeshjes që u bë virale tregonte Mesin që takohej më shokët e skuadrës dhe kundërshtarët, dhe më pas një gisht i argjentinasit që i drejtohej dikujt në formë refuzimi për ta takuar. Mediat spanjolle aluduan se mund të kishte qenë Manolas lojtari që Mesi refuzoi ta takonte, por mbrojtësi ka hedhur poshtë këtë gjë. Në një postim në “Instagram”, Manolas përgënjështroi gjithçka: “Ndonjëherë zgjohesh dhe shikon me kujdes se çfarë shkruan.

Unë kurrë nuk kam parë një lojtar të luajë më orë në dorë”, shkruan Manolas në rrjetet sociale. Më pas u zbulua se personi që Mesi refuzoitakonte pas ndeshjes ishte arbitri kryesor, Çakir që i anulloi argjentinasit një gol për prekje të topit me dorë.

Shtuar më 09/08/2020, ora 14:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori