Messi del kundër tifozëve të Barcelonës (VIDEO)


Tifozët e Barcelonës mund të konsiderojnë golin e Lionel Messi në 2007 ndaj Getaffe si më të bukurit në historinë e klubit, por vetë argjentinasi pretendon se ai nuk është goli i tij më fantastik.

Ishin mbi 500,000 tifozë ata që votuan në anektim për të vendosur mbi golin më madhështor të klubit dhe iniciativa individuale e pesë herë fituesit të "Topit të Artë" mbizotëroi ndaj të tjerave.

Gjithsesi 31-vjeçari tha fjalën e tij në lidhje me atë që ai klasifikon si perlat e tij që duhet të renditeshin në vend të parë, duke dalë kundër vendimit të tifozëve. Ylli i Barças kontrolloi topin individualisht që nga mesi i fushës kundër Getafe përpara se të driblonte të gjithë kundërshtarët në gjysmëfushën e tyre, për të kaluar edhe portierin e dërguar topin në rrjetë.

Edhe golat e renditur në vend të dytë e të tretë ishin të realizuar nga Messi, por vetë argjentinasi pretendon se realizimi ndaj Getafe nuk është goli i tij personal më i mirë. Goli ndaj Athletic Bilbao në 2015 u rendit në vend të dytë, ndërsa ai në gjysmëfinalen e Champions League kundër Real Madrid në 2011 renditej në vend të tretë.

"Unë nuk do të kisha zgjedhur golin kundër Getafe. Unë do të zgjidhja golin ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Champions League në Santiago Bernabeu, ose atë gol të shënuar me kokë ndaj Manchester United. Unë zgjedh këto dy gola për momentet e realizimit", deklaroi Messi për "Ole". /albeu.com/
Shtuar më 30/03/2019, ora 21:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori