Messi me shokë fitojnë me përmbysje kundër Sevillas (VIDEO)
Barcelona ka mposhtur me rezultatin 2-4 Sevillan në një ndeshje dramatike në "Ramon Sanchez Pizjuan".

Ndeshja zhbllokohet në minutën e 22' me anë të Jesus Navas.

Mbas 4 minutash Lionel Messi shënon një gol fantastik duke barazuar rezultatin.

Në minutat e fundit të pjesës së parë Mercado i jep përsëri avantazhin Sevillas.

Pastaj, në minutën e 67-të dhe të 88-të, Messi i kishte shënuar dy golat e radhës, duke e kompletuar kushtu het-trikun e tij për këtë ndeshje.

Në minutat shtesë të ndeshjes, Luis Suarez i siguroi tre pikët e kësaj ndeshje duke e shënuar golin e tij të parë pas katër ndeshje.

Pas kësaj fitoreje Barcelona renditet në vendin e 1 me 57 pikë. Sevilla në vendin e 5 me 37 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 23/02/2019, ora 18:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori