Në fushën e lojës rrallë herë gabon, për të mos thënë kurrë, por në momentin që e vendos përballë një
portieri robot duhet të gjuaj tre penallti që të shënojë vetëm 1. Po flasim për yllin e Barcelonës Lionel
Messi, i cili e pati të vështirë ti shënonte një gol një
portieri robot japonez.
Goditjen e parë të argjentinasit
roboti e priti, e dyta u përplas në shtyllë, ndërsa e treta u ndal në rrjetë.
Aq e vështirë ishte të kalohej
roboti sa që
Messi dy penalltitë e fundit i gjuajti me tepër forcë. /albeu.com/
Shtuar më 09/04/2013,
ora 10:48